Sport
Mes shumë mungesash, kjo pritet të jetë 11-shja e Giresses sonte ndaj Irlandës së Veriut
Demokracia
11:48 | 09 Qershor 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve.

Pas fitores ndaj Qipros (0:2) dhe humbjes së hidhur nga Greqia (0:1), sonte “Dardanët” synojnë kthimin te fitorja, shkruan Demokracia.com.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, skuadra e Alain Giresse do të jetë nikoqire e Irlandës së Veriut.

Ndeshja në fjalë është e vlefshme për grupin 2 të Ligës C të Kombeve.

“Kosovan Footy” ka publikuar formacionin e mundshëm për ndeshjen e sotme.

Formacioni i mundshëm: Ujkani, L.Kastrati, Rrahmani, M.Kryeziu, Kololli, V.Berisha, Muslija, Dresheviq, Sahiti, Rashica, Zeneli, Rashica./Demokracia.com/

Të ngjashme