ShowBiz
Mes Noizyt e Stresit? Xhuli Nura befason me përgjigjen
Demokracia
18:50 | 24 Dhjetor 2023

Share:

Xhuli Nura po vazhdon të jetë një emër mjaft i komentuar në rrjete sociale.

Ajo së fundmi u ka dhënë mundësinë ndjekësve të pyesin më shumë rreth opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.

Të shumta qenë pyetjet rreth karrierës së saj, ndonëse nuk munguan edhe disa prej tyre, ku kanë përfshirë edhe emra.

Foto: Screenshot/Instagram

Një i tillë që iu bë po e pyeste pikërisht për Stresin e Noizyn, ndonëse për këtë të fundit tha që kanë pasur lidhje.

“Noizy apo Stresi?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua modeles nga Drenica.

Foto: Screenshot/Instagram

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova fillimisht bëri disa gjeste, e më pas theksoi: “Varet se për çfarë”.

Xhuli ndryshe sa ishte në Big Brother pati disa herë momente e zënka me Stresin.

Të ngjashme