Lajme
Merzi bën betimin në Bundestag
Demokracia
18:09 | 06 Maj 2025

Share:

Friedrich Merz sapo ka bërë betimin në Bundestag, pas zgjedhjes kancelar i Gjermanisë.

“Betohem se do t’i kushtoj përpjekjet e mia për mirëqenien e popullit gjerman, do të promovoj mirëqenien e tij, do t’i mbroj nga dëmet, do të respektoj dhe mbroj Ligjin Themelor dhe ligjet e Federatës, do t’i kryej detyrat e mia me ndërgjegje dhe do të bëj drejtësi për të gjithë. Kështu që, më ndihmo Zot”, është betimi që ka bërë Merzi siç e kërkon Kushtetuta.

Pjesa fetare në fund, “kështu që më ndihmo Zot”, është opsionale. Scholzi nuk e kishte thënë këtë në betimin e tij, por duke qenë se Merzi është katolik, ai ka vendosur ta thotë atë.

Të ngjashme