Lajme
Merz dështoi t’i marrë votat në raundin e parë për t’u bërë kancelar, çka ndodh tash?
Demokracia
10:40 | 06 Maj 2025

Share:

Friedrich Merz nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë kancelar në votimin e parë.

Ai mori 310 vota pro, por kishte nevojë për 316.

Seanca shtyhet në mënyrë që grupet politike të mund të konsultohen për hapat e ardhshëm, raporton The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Çfarë ndodh tash? Ja një shpjegim procedural:.

Për t’u zgjedhur kancelar, kandidati duhet të sigurojë votat e shumicës absolute të deputetëve të Bundestagut, që është gjysma e deputetëve plus të paktën një votë shtesë. Kjo nganjëherë quhet “shumica e kancelarit”.

Nëse kandidati nuk arrin të sigurojë shumicën absolute në raundin e parë të votimit, zhvillohet raundi i dytë. Më pas Bundestagu ka 14 ditë për të zgjedhur një kandidat tjetër për kancelar. Nuk ka kufizim për numrin e fletëvotimeve të mundshme, edhe pse gjithmonë kërkohet shumicë absolute.

Nëse edhe ky raund i dytë i votimit nuk jep rezultat, procesi zgjedhor hyn në një fazë të tretë në të cilën duhet të zhvillohen menjëherë zgjedhjet e reja. Personi që merr numrin më të madh të votave (shumicën relative) më pas zgjidhet për kancelar.

Kur kancelari i zgjedhur siguron një shumicë absolute, domethënë votat e shumicës së deputetëve të Bundestagut, Presidenti Federal duhet të emërojë Kancelarin brenda shtatë ditëve nga zgjedhjet. Nëse kancelari i zgjedhur merr vetëm një shumicë relative, pra shumicën e votave, Presidenti Federal ose duhet të emërojë Kancelarin brenda shtatë ditëve ose duhet të shpërndajë Bundestagun.

Të ngjashme