Federata e Futbollit të Kosovës ka deleguar gjyqtarët e ndeshjeve të javës së 23-të në Superligën e Kosovës.
Këtë fundjavë, do të zhvillohen pesë ndeshje tejet interesante, shkruan Demokracia.com.
Padyshim, kryendeshja e javës do të luhet të shtunën në “Fadil Vokrri” mes Prishtinvs dhe Llapit.
Ndeshja në fjalë i është besuar gjyqtarit më të mirë në Kosovë, Mervan Bejtullahu.
Bejtullahu do të ndihmohet nga ndihmësit Elvis Bicaj dhe Fatlum Jashari, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Erdall Zasella.
Nga ana tjetër, Dardan Çakës i është besuar ndeshja mes Ballkanit dhe Drenicës.
Çaka do të ndihmohet nga ndihmësit Fatmir Abrashi dhe Taulant Ibërdemaj, kurse gjyqtar i katërt në Suharekë do të jetë Bardh Ajeti. /Demokracia.com