Sport
Merret vendimi për tifozin e Man United që hyri në fushë dhe ia mësyu Cristiano Ronaldos
Demokracia
10:29 | 30 Dhjetor 2021

Share:

Një tifoz që doli në fushë për të festuar fitoren e Manchester Unitedit kundër Atalantës është ndaluar për tri vite hyrja në stadiume.

Dex Leëis, 29-vjeçari u fut në fushë gjatë fitores 3:2 të Manchester Unitedit kundër Atalantës në Ligën e Kampionëve në stadiumin “Old Trafford”, njofton TheSun, përcjell Demokracia.com.

Leëis hyri në fushë pas ndeshjes në ndeshjen e luajtur më 10 tetor të këtij viti, ndërsa tani i është ndaluar të marrë pjesë në stadium për tri vjet.

Ai hyri në fushë dhe vrapoi në drejtim të yllit të “Djajve të Kuq”, Cristiano Ronaldos.

Megjithatë, ai u ndalua nga pjesëtarët e sigurimit.

Duke u paraqitur në Gjykatë, Leëis nga Neëport u deklarua fajtor, ndërsa gjithashtu u gjobit me 230 funte. /Demokracia.com/

Të ngjashme