Brenda 3 ditësh, Kosova do të zhvillojë dy ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës kundër Greqisë dhe Spanjës.
Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që rreth 1300 tifozë do të lejohen për të ndjekur takimet nga stadiumi ‘Fadil Vokrri’. Zëvendës ministrja e Sportit, Daulina Osmani e ka konfirmuar lajmin për Indeksonline.
Demokracia.com, ditë më parë paralajmëroi se në stadium nuk mund të hyet pa librezën e vaksinimit gjë të cilën tash e ka konfirmura edhe ministria.
“Dje është marrë vendimi. Pavarësisht dëshirës dhe kërkesës sonë për të rritur numrin, Ministria ka vendosur që 10% e kapacitetit të stadiumit të lejohet për tifozë. Është e rëndësishme të theksohet që të gjitha masat do të vlejnë për shikues. Nuk do të lejohen të hyjnë në stadium pa librezë të vaksinimit ose testin PCR. Federata e Futbollit do të vendosë rreth ndarjes së tifozëve në tribuna dhe sa kam informacion do të jenë të hapura 4 tribunat e stadium” deklaroi Osmani.
Kosova do të luaj të dielën ndaj Greqisë dhe të mërkurën kundër Spanjës. Të dyja ndeshjet zhvillohen nga ora 20:45. /Demokracia.com