Lajme
Merren peng disa persona në një barnatore në Karlsruhe të Gjermanisë
Demokracia
20:43 | 10 Mars 2023

Share:

Në Karlsruhe të Gjermanisë, policia është në një operacion në shkallë të gjerë për shkak të një pengmarrjeje.

Këtë e ka konfirmuar policia për FAZ-in gjerman. Ngjarjaështë ende në vazhdim, tha një zëdhënës të premten në mbrëmje, përcjell Demokracia.com.

“Stuttgarter Nachrichten” raportoi se ishte një “autor i panjohur” që kishte marrë peng dy persona dhe kishte kërkuar një shumë milionëshe si shpërblim për lirimin e tyre.

Farmacia ndodhet në Ettlinger Strasse në qendër të qytetit. /Demokracia.com/

Të ngjashme