Rrahim Ademi që ka qenë një nga gjeneralët më të njohur gjatë luftës në Kroaci ka thënë se nuk erdhi në luftën e Kosovës, pasi që gjeneral u bë Agim Çeku.
Ademi thotë se nuk pranon që të komandohet nga dikush që ka qenë ushtar i tij. “Pas kësaj mbledhjeje këta e kanë bërë gabim, kush e ka bërë se di, ata janë hi në një bisedë ilegale me Agim Çekun, ne jemi marrë vesh aty me bashkëpunuar në atë drejtim, pasi ai u shkuar në pension, Agim Ceku u bë komandat. Masi ai u bë komandant, çka me bo unë aty. S’mundem me u bë unë ndihmës i një ushtarit tim që në Kroaci në atë kohë nuk ka pas kurrfarë rezultati”, tha Ademi.
Tutje ai tregoi edhe për bisedat që i ka pasur me Agim Çekun pas hyrjes së NATO’s në Kosovë.
“E thirra Agim Çekun pas hyrjes së NATO’s i thash: O Agim Ceku po ku je, më tha në Kleçkë, i thash qa po bën në Kleçkë, po merre komandën e dil nga Zveçani e bë sene taktike. Sot e asaj dite, Kosova ish e kompletune. Veç nëse dikush t ‘ish dalë nga Zveçani. Çka ka bo në Kleçkë…Ai deri dje ka qenë ndër mu, e tash me ardhë me më komanduar mu. Kurrë nuk ma kanë ofruar komandën e UÇK-së. Ata që kanë bashkëpunar me Agim Çekun, qe ku e kanë tash Agimin Çekun, urdhëroni”, tha Ademi në RTK.