Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Hyseni-Kryeziu, ka thënë se insistimi i pushtetit dhe Qeverisë Kurti mbetet që mos të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe.
Ajo tha e këtë ua kemi borxh të gjithë personave që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
“Insistimi ynë mbetet në mos-themelimin e Asociacionit. Ky duhet të jetë synimi ynë i përbashkët. Këtë ua kemi borxh të gjithë atyre që dhanë jetën për liri. Pas 15 vjetësh, ata e dëshirojnë Asociacionin, e kërkon Vuçiqi nga Beogradi që ta shtrijë përmes njerëzve të tij ndikimin në Kosovë”, tha ajo në seancën plenare të Kuvendit.
Sipas saj, kjo nuk do të ndodhë.
“Ne nuk do ta lejojmë bosnjëzimin e Kosovës. Ta themi hapur se gabimet e së kaluarës mos të përsëriten. Të bëhemi bashkë e ta themi njëzëri që ‘Zajednica’ nuk kalon”, shtoi ajo.