Lajme
Merr vendime, u ndalon fjalën deputetëve: Si po e keqpërdor pozitën e kryesuesit të seancës Dehari i VV-së?
Demokracia
19:44 | 28 Maj 2025

Share:

Kryesuesi i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë, Avni Dehari, po i tejkalon kompetencat e tij. Ky është konstatim i partive “opozitare”, shoqërisë civile dhe njohësve të rrethanave politike.

Në 22 herët që ka drejtuar këtë seancë në përpjeke për konstituimin e Kuvendit, deputeti i VV-së ka bërë veprime të kontestueshme.

Gjatë këtyre seancave ai ua ka ndërprerë fjalën deputetëve të PDK-së dhe LDK-së, ka ftuar partitë politike në konsultime dhe së fundi nuk i ka lejuar të hyjnë në Kuvend për të përcjell seancën nga afër monitoruesit e shoqërisë civile.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka kritikuar ashpër kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari.

Ai ka thënë se deputeti i VV-së e ka uzurpuar postin e kryesuesit të Kuvendit dhe e ka nxjerr nga binaret seancën konstituive të Kuvendit.

Në një intervistë për Euro Neës Albania, para disa dite, ai ka thënë se sjellja e Deharit është në kundërshtim më Kushtetutën, Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Mënyra se si po ndodh drejtimi i seancës është tërësisht jo kushtetuese dhe jo ligjore për shkak se z Dehari e di që e ka një protokoll që duhet të zbatoj, i cili i caktuar më 8 prill nga forcat politike me kryetarin e vjetër siç e përcakton Rregullorja e punës së Kuvendit, Kushtetuta dhe Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitet 2014 që është nënshkruar nga ana ime. Ai e ka uzurpua mikrofonin dhe propozon mocione procedurale për me e ndërruar mënyrën e votimit. Asnjë mocion, asnjë diskutim nuk mund të zhvillohet në seancën konstituive”, ka thënë Hasani.

Ai ka hedhur poshtë argumentin e deputetit Dehri dhe zyrtarëve të VV-së të cilët po pretendojnë së Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014 flet për mënyrën e votimit të kryetarit të Kuvendit.

Prandaj, mënyra se si po vepron z. Dehari është uzurpim absolut i postit të kryetarit të Kuvendit, sepse ai faktikisht po e luan rolin e kryetarit të Kuvendit. Nuk mund të zhvillohet debat, nuk mund të bëhen mocione procedurale. Mbi të gjitha aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese flet për mënyrat e votimit. Nuk flet për votimin e fshehtë mënyrë të veçantë dhe nuk flet se kryetari i Kuvendit të votohet në mënyrë të fshehtë siç po e interpreton ai”, ka deklaruar Hasani.

Një ditë me parë ndaj Deharit është ankuar edhe shoqëria civile.

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se dje nuk u është lejuar hyrja në Kuvend e monitoruesve të shoqërisë civile.

Ai ka bërë me dije se administrata e Kuvendit iu ka treguar se ky ka qenë vendim i Avni Deharit.

Pas performancës që zhvilluam sot si shoqëri civile para Kuvendit të Kosovës, bashkë me disa kolegë deshëm të monitorojmë seancën – ashtu siç kemi bërë vazhdimisht prej më shumë se 15 vitesh, e veçanërisht pas 15 prillit. Por, kësaj here, sigurimi na ndaloi hyrjen, me arsyetimin se nevojitet kërkesë e re me shkrim, ndonëse një të tillë e kemi dorëzuar që më 10 prill, pas së cilës kemi marrë pjesë në pothuajse të gjitha seancat. Nga komunikimi me administratën e Kuvendit, na u bë e ditur se ky vendim reflekton qëndrimin e kryesuesit Avni Dehari. Ky veprim, pikërisht pas reagimit tonë publik, është jo vetëm pengesë e pajustifikueshme, por edhe tejkalim i kompetencave nga ana e kryesuesit, i cili nuk ka asnjë mandat për të kufizuar praninë e shoqërisë civile në Kuvend”, ka shkruar Cakolli në profilin e tij në “Facebook”.

Deri me tani, deputeti Dehari disa herë ua ka ndalë falen edhe deputetëve të partive opozitare.

Para disa jave, deputeti i VV-së ia ka ndërprerë fjalën kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.

Derisa e kishte ftuar kryetarin e PDK-së të propozonte një emër për anëtarë të Komisionit për Votim të Fshehtë për Kryeparlamentar, kryetari i PDK-së kishte thënë se një gjë e tillë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Ndonëse Krasniqi ka folur vetëm pak sekonda, Dehari i VV-së ka urdhëruar regjinë të ia ndërpres fjalën.

Pas Krasniqit, në foltore të Kuvendit ka dalë deputeti i Listës Serbe, Igor Simqi.

Ani pse deputeti serb ka folur më gjatë se Krasniqi i PDK-së, Dehari nuk ia ka ndërpre fjalën.

Në një përpjekje tjetër për konstituimin e Kuvendit, Dehari ia ka ndalur fjalën edhe deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami.

Këto veprime të Deharit kanë bërë që opozita në çdo seancë të drejton kritika ndaj deputetit të VV-së.

Të ngjashme