Kuriozitete
Merr mijëra euro dëmshpërblim pasi puna e tij ishte e mërzitshme
Demokracia
10:53 | 22 Janar 2022

Share:

Një burrë nga Parisi ngriti një padi kundër kompanisë në të cilën punonte me pretendimin se puna ishte shumë e mërzitshme. Frédéric Desnard kërkoi 360,000 euro si kompensim. Ajo që është më e pazakontë është se më vonë, ai fitoi çështjen dhe iu dha një kompensim prej 40,000 euro nga korporata.

Puna e tij si menaxher i kompanisë së parfumeve nuk do të dukej e mërzitshme por pas humbjes së një klienti të madh, gjërat ndryshuan. Ai pohon se nisën t’i jepnin detyra të ulëta dhe se ndjehej i dëshpëruar që merrte një rrogë për absolutisht asgjë.

Kur shëndeti i tij mendor u përkeqësua, gjë që mjekët e lidhën me mërzinë ekstreme, ai u largua nga puna për gjashtë muaj.  Më pas ai u shkarkua nga kompania. “Nuk kisha më energji për asgjë. Ndihesha fajtor dhe më vinte turp të fitoja një rrogë për asgjë. Kisha përshtypjen se isha i padukshëm në kompani,” tha ai.

Pasi Desnard paraqiti një ankesë për marrëdhëniet e punës, gjykata ra dakord që kjo përbën një ‘formë ngacmimi’ dhe vendosi t’i jepte atij kompensim. /abcnews.al

Të ngjashme