Kryediplomatja Donika Gërvalla – Schwarz ka njoftuar edhe në rrjetin social Facebook për takimin e saj me sekretarin amerikan, Antony Blinken.
Gërvalla ndryshe prej postimit të publikuar në rrjetin social Twitter, në Facebook është kujdesur që pas raportimeve të mediave, ta shkruajë emrin e tij saktë, Antony dhe jo Anthony, përcjell Demokracia.com.
“Biseda me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken rreth sigurisë dhe bashkëpunimit në Ballkan dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës ishte shumë inkurajuese, domethënëse dhe e përzemërt. Lidhja mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të mbetet gjithmonë e veçantë”, ka shkruar Gërvalla. Në Twitter vazhdon ta ketë postimin me emrin gabim të sekretarit amerikan.
E bën edhe këtë Gërvalla: Ia huq emrin numrit tre në Qeverinë Amerikane
Postimi i plotë:
Me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, si Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, së bashku me Zëvendësministren Liza Gashi, dhe Ambasadorin Ilir Dugolli, po marrim pjesë në “Samitin e Amerikave”, i cili po zhvillohet në Los Anxhelos.
Biseda me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken rreth sigurisë dhe bashkëpunimit në Ballkan dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës ishte shumë inkurajuese, domethënëse dhe e përzemërt. Lidhja mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të mbetet gjithmonë e veçantë.
Sekretarin Blinken e falënderova jo vetëm për ftesën, por edhe për mbështetjen e pakrahasueshme për Kosovën dhe të ardhmen e saj. Sekretari Blinken gjatë kësaj bisede ritheksoi që Kosova zë një vend të veçantë në zemrën e Presidentit Biden./Demokracia.com/