Lajme
Merr jehonë prapambeturia e Ardijan Rustës, bëhet i popullarizuar në Facebook
Demokracia
14:18 | 04 Mars 2023

Share:

Sot këngëtari Ardijan Rusta rrëmbeu vëmendjen e opinionit publik. Por, jo për të mirë. Mjafton ta shkruani emrin e tij në butonin e kërkimit në ‘Facebook’ dhe do ta kuptoni se Rusta është aktualisht njëri nga personat më të popullarizuar në këtë rrjet social në vendin tonë, shkruan Insajderi.

Kjo kureshtje e qytetarëve për ta njohur Rustën erdhi pas një komenti skandaloz të tij karshi deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.

Këngëtari shpërfaqi mendësinë e tij të prapambetur duke e quajtur deputeten Musliu kafshë.

Përveç se ofendoi rëndë deputeten, Rusta nuk kurseu as votuesit e saj.

“Ty e kqyr ket skeq të piqkinDimes, pi paramendoj qfarë kafsh jon ata që ja kan jep kësaj votën”, ka shkruar këngëtari Rrusta në statusin e njërit nga përkrahësit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo deklaratë e Ardijan Rustës erdhi pasi Ganimete Musliu kritikoi dhe imitoi kryeministrin e vendit, Albin Kurti në seancën e mbajtur të enjten.

“A po t’kujtohet Albin kur vishe e i çojshe krahët, kështu si shqiponjë e n’atë kohë thojshe, thojshi ‘po mani seanca natën’, po tutni prej popullit, prej kujna po ikni. Çka u ba sot Albin, dreqi t’hangt nuk e le asnjë qershi pa e hangër. As një qershi s’don me lan. Pse bre Albin? A bre Albin, bre Albin mos qofsha n ‘lëkurën tane!”- u shpreh Musliu në Kuvend.

Të ngjashme