Sport
Merr fund rrugëtimi i “Bad News Eagles” në Rio, humbin nga favoritët e turneut
Demokracia
16:48 | 07 Nëntor 2022

Share:

Bad News Eagles janë eliminuar nga IEM Rio Major 2022, pasi janë mposhtur nga NAVI.

Skuadra kosovare e CS:GO, Bad News Eagles janë mposhtur nga skuadra e lojtarit më të mirë në botë, s1mple, NAVI, me rezultatin 2:0 në serinë e më të mirit nga 3 terrene.

‘Shqiponjat kosovare’ zgjodhën terrenin e ‘Ancient’ por aty u demoluan nga NAVI, me ukrainasit që morën fitore 3:16.

Në ‘Ancient’, s1mple ishte i papërmbajtshëm, me një diferencë pozitive +19. Te bNe u dallua juanflatroo, me -7.

Kurse, befasi NAVI nuk lejuan as në terrenin e tyre, ‘Nuke’, duke mos lejuar ndeshjen të shkoj në mapin vendimtar, ‘Mirage’, pasi mbyllën gjithçka me 2:0.

Në ‘Nuke’, ukrainasit fituan me rezultatin 16:9, me s1mple që përsëri ishte i papërmbajtshëm, i ndihmuar edhe nga electronic. Në ‘Nuke’, nga BNE më i miri ishte gxx (Genci).

Kësisoj, Bad News Eagles mbyllin një ecuri të jashtëzakonshme, nga e cila mposhtën skuadrën më të mirë në botë, Faze, por nuk arritën të bëjnë befasi edhe ndaj NAVI të s1mple.

BNE e mbyll aventurën në Rio në ‘Legends Stage’, me rekord 1:3. NAVI shkon në 2:2.

Të ngjashme