Sport
Merr fund pritja, ylli i PSG gati të zbresë në fushë
Demokracia
20:40 | 18 Nëntor 2021

Share:

Sergio Ramos sheh dritë në fund të tunelit. Mbrojtësi ka qenë i dëmtuar që nga fillimi i sezonit, por duket se është gati të luajnë me PSG.

Që nga transferimi i tij nga Real Madrid, Ramos ende nuk ka luajtur asnjë minutë me francezët për shkak të dëmtimeve të një pas njëshme. Kur dukej se spanjolli do të mungonte gjatë, një lajm shumë i mirë ka ardhur në kampin stërvitor.

Sipas mediave franceze, 34 vjeçari do të jetë i disponueshëm që në sfidën e kampionatit kundër Nantes. Gjendja fizike e lojtarit bëri që drejtuesit të mendonin afrimin e një mbrojtësi tjetër gjatë merkatos së janarit.

Rikthimi i Sergio Ramos në këtë fazë të sezonit është një lajm shumë i mirë për PSG sepse për të përballuar sezonin e vështirë, ku pretendohet që të fitohen të gjitha trofetë, prezenca e mbrojtësit është thelbësore. /Demokracia.com

Të ngjashme