Luis Suarez do të largohet nga Nacional në muajin nëntor.
Lajmi është dhënë nga vetë Presidenti i klubit nga Uruguaji, Jose Fuentes në një intervistë të dhënë për Canale 10.
“Ai do të largohet nga Nacional sapo të përfundojë kampionati. Ne ishim dakorduar, nuk dua të krijoj pritshmëri të rreme” – tha ai.
35-vjeçari numëron tetë ndeshje me Nacional në kampionat, në të cilat ka gjetur rrugën e rrjetës 4 herë.
Mundësitë për të ardhmen janë të shumta dhe diçka të tillë do e mësojmë pas disa javësh./Demokracia.com/