Sport
Merr fund agonia e Ronaldos, Unitedi rikthehet te fitorja
Demokracia
23:17 | 15 Shkurt 2022

Share:

Merr fund “agjërimi” për Cristiano Ronaldon, i cili ka gjetur golin e parë për vitin 2022!

Ylli portugez kishte 6 ndeshje që nuk gjente rrugën e rrjetës, teksa është zhbllokuar mbrëmjen e sotme ndaj Brightonit nw fitoren me rezultat 2:0.

Në minutën e 51-të, pas asistim të Mek Tominei, CR7 goditi saktë, duke përshëndetur rrjetën. Për të hipotekuar triumfin mendoi Bruno Fernadez në minutën e 97-të.

Me këto 3 pikë të arta Junajtid u ngjit në vendin e katërt me 43 pikë në 25 sfida. Ky ishte goli i 9-të në këtë sezon për Ronaldon, i cili ende duket larg pritshmërive.

Sfidën e radhës Manchester Unitedi do ta luaj më 20 shkurt në transfertë ndaj Leedsit.

Të ngjashme