Lajme
Merr flakë bodrumi i një shtëpie në Ferizaj, digjen krejt pajisjet brenda
Demokracia
10:23 | 20 Prill 2023

Share:

Bodrumi i një shtëpie në Ferizaj u përfshi nga zjarri në rrethana të panjohura.

Një burrë nga fshati Greme ka raportuar se në bodrumin ku ka pasur disa pajisje elektrike është kapluar nga zjarri. Pajisjet elektrike, thuhet të janë djegur e dëmtuar tërësisht.

Pas raportimit, njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar e fikur zjarrin.

Sipas raportit të policisë, në këtë rast nuk raportohet për të lënduar nga zjarri. Rasti po vazhdon të hetohet.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri bodrumi i shtëpisë së tij, sipas ankuesit kane qene disa pajisje elektrike. Njësitet policore dhe zjarrfikësit, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar e fikur zjarrin. Sipas ankuesit, kanë qenë disa pajisje elektrike të cilat janë dëmtuar-djegur tërësisht . Të lënduar nuk ka, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

Të ngjashme