Lajme
Mermeret e Partenonit ndajnë Greqinë me Britaninë/ Rishi Sunak anullon takimin me Mitsotakis
Demokracia
23:24 | 27 Nëntor 2023

Share:

Kryeministri britanik Rishi Sunak njoftoi të hënën pasdite se do të anulojë takimin e planifikuar për të martën me Mitsotakis në Londër. Ky vendim që shkaktoi të dridhura në Athinë dhe vetë kryeministrin, sipas informacioneve lidhet me çështjen e Skulpturave të Partenonit. Kryeministri grek reagoi dhe shprehu pakënaqësinë e tij në lidhje me qëndrimin e homologut londinez.

“Qëndrimet e Greqisë për çështjen e Skulpturave të Partenonit janë të njohura. Shpresoja të kisha mundësinë t’i diskutoja ato edhe me homologun tim britanik, së bashku me sfidat kryesore të momentit ndërkombëtar: Gaza, Ukraina, kriza klimatike, migrimi. Kushdo që beson në korrektësinë dhe drejtësinë e qëndrimeve të tij, nuk ka frikë kurrë nga argumentet e kundërta”, deklaroi Mistotakis.

Zhvillimi vjen pasi Rishi Sunak këmbëngul se Muzeu Britanik është vendi i duhur për të qëndruar Mermeret e Partenonit. Përmes zëdhënësit të tij, Sunak bëri me dije se ka një qëndrim të përhershëm në lidhje me Mermeret e Partenonit dhe se ato I përkasin ligjërisht të besuarve të Muzeut Britanik, raportojnë mediat e huaja
Takimi mes Mitsotakis dhe Sounak ishte caktuar për nesër, të martën, në orën 12:30 në Downing Street.

Burimet qeveritare e lidhën drejtpërdrejt arsyen e anulimit të takimit të dakorduar me qëndrimet e shprehura nga Kyriakos Mitsotakis për kthimin e Skulpturave të Partenonit. Megjithatë, sipas vëzhguesve të tjerë, veprimet e qeverisë greke në 24 orët e fundit kanë shqetësuar Doëning Street. Burime kompetente komentojnë se pala greke nuk do të ndalet së formuluari argumentet e saj. Ata madje përmendin edhe diplomacinë kulturore, diskutime dhe negociata me Muzeun Britanik.

Të ngjashme