Lajme
Merkel pritet me nderime të larta shtetërore në Shqipëri
Demokracia
10:46 | 14 Shtator 2021

Share:

Kancelarja gjermane Angel Merkel ka mbërritur te Pallati i Brigadave ku është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Merkel u prit fillimisht në Rinas nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf.

Pas mbërritjes në Tiranë, të parin që takoi Merkel ishte kryeministri Edi Rama, me ceremoni protokollare të zhvilluar në Pallatin e Brigadave.

Temë e bisedës do të jenë çështje të politikës ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, por edhe çështje që lidhen me përafrimin me BE-në.

Në bisedimet me krerët e qeverive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal.

Gjithashtu janë planifikuar bisedime dypalëshe me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme