Lajme
Merkel nderohet me “Çmimin e Paqes” të UNESCO-s
Demokracia
23:18 | 23 Gusht 2022

Share:

Ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, sot është nderuar me “Çmimin e Paqes” të UNESCO-s për vitin 2022. Kjo për kontributin dhe përpjekjet e saj për të mirëpritur refugjatët.

Presidenti i Jurisë, Denis Mukwege, ka treguar se pse ky çmim është ndarë për Merkel.

“Të gjithë anëtarët e jurisë u prekën nga vendimi i saj i guximshëm në vitin 2015 për të mirëpritur më shumë se 1,2 milionë refugjatë, veçanërisht nga Siria, Iraku, Afganistani dhe Eritrea. Kjo është trashëgimia që ajo la”, ka thënë Mukwege.

Juria gjithashtu i ka dhënë edhe një vlerësim nderi “Julienne Lusenge” për angazhimin e saj ndaj grave që ishin viktima të dhunës seksuale.

“Çmimi i Paqes Félix Houphouwt-Boigny-UNESCO” është krijuar në vitin 1989, ky çmim vjetor e nderon një individ, një institucion ose një organ privat ose publik që ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në promovimin, kërkimin ose ruajtjen e paqes, në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Kushtetutën e UNESCO-s.

Këtë çmim e kanë marrë figura të njohura botërore, ndër ta edhe Nelson Mandela, Frederik W. De Klerk dhe Jimmy Carter, i cili u vlerësua me çmimin për punën e tij në fushën e arsimit.

Të ngjashme