Lajme
Merkel arrin për vizitë në Serbi, pritet nga Vuçiq
Demokracia
17:24 | 13 Shtator 2021

Share:

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka pritur sot në Beograd kancelaren gjermane Angela Merkel.

Në delegacionin që e priti kancelaren gjermane ishin të pranishëm edhe ambasadori i Gjermanisë në Beograd Thomas Schieb dhe ambasadorja e Serbisë në Gjermani Snezana Jankoviq, shkruan Tanjug.

Siç njoftoi zëdhënësja e qeverisë gjermane, Martina Fietz, Kancelarja do të takojë në Beograd edhe përfaqësues të shoqërisë civile nga  gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nesër Merkel udhëton për në Tiranë, dhe përveç kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ajo do të takojë në biseda biletarale edhe krerët e qeverive të Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut./Demokracia.com./

LEXO EDHE:

Merkel në Beograd dhe Tiranë, kjo është agjenda

 

Të ngjashme