Sport
Merkatoja katalanase, Hansi Flick shet një lojtar për të marrë yllin e kombëtares gjermane
Demokracia
18:40 | 14 Shkurt 2025

Share:

Barcelona ka pranuar kërkesën e trajnerit Hansi Flick për transferimin e qendërmbrojtësit gjerman, Jonathan Tah.

Lojtari i Bayer Leverkusen mund të transferohet me parametra zero në merkaton e verës dhe kjo e bën lojtar tërheqës për Barcelonën, si klub me vështirësi ekonomike.

I sakrifikuari i këtij transferimi do të jetë Andreas Christensen. Kështu raporton gazeta e përditshme katalanase “El Mundo Deportivo”.

29-vjeçari gjerman ka patur kërkesa edhe nga Bayern, por Hansi Flick e ka bindur të zgjedhë Barcelonën. Christensen ka edhe sezon të mbetur në kontratën e tij, por katalanasit do ta shesin në verë.

Të ngjashme