Një debat i tensionuar ka ndodhur brenda mureve të shtëpisë së “Big Brother VIP” mes dy banorëve Meriton Mjekiqi dhe Liami. Sherri, i cili u bë i ashpër dhe përfshiu edhe sharje të rënda, la banorët e tjerë dhe shikuesit në pritje të reagimit nga stafi i programit.
Gjatë përplasjes së tyre, të cilën shikuesit e kanë ndjekur me vëmendje, Meritoni u dëgjua duke ngritur zërin dhe iu afrua Liamit duke i kërkuar të largohet. Situata u përshkallëzua aq shumë saqë Meritoni gjatë një momenti të debatit hyri në tualet dhe shprehu inat e tij me fjalë të rënda ndaj familjes së Liamit.
Nga ana tjetër, Liami u përpoq të ruante qetësinë dhe i bëri thirrje Meritonit të qetësohej. Përpjekjet e tij për të ulur tensionet nuk u duk se patën ndonjë efekt të menjëhershëm, pasi Meritoni vazhdonte të shprehte zemërimin e tij me fjalë të forta dhe të përsërisë kërkesën e tij për të mos e parë Liamin.