Meriton Mjekiqi dhe Majku, sonte publikojnë këngën e re ‘Ku je’.
Meritoni tashmë është pjesë e “Big Brother VIP Albania”, por në një postim në ‘Instagramin’ e tij, personi i cili e menaxhon rrjetin e tij social, ka paralajmëruar një këngë të re të tij në bashkëpunim më Majkun, shkruan lajmi.net.
Në videon e postuar shihet Meritoni duke i treguar Majkut që është duke e bërë një album dhe se Majku është pjesë e tij.
Kënga e cila do të publikohet sonte quhet “Ku je”, dhe do të lansohet në ora 20:00.