Sport
Meriton Korenica, “Ylli i Javës” së nëntë në Superligën e Kosovës
Demokracia
12:14 | 03 Tetor 2022

Share:

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall , vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” pas çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.

Çmimi i më të mirit për javën e nëntë i ka takuar mesfushorit ofanziv të Ballkanit, Meriton Korenica

Komisioni vlerësoi se mesfushori kreativ ishte lojtari më i mirë i ndeshjes dhe njëherësh vendimtar në fitoren që skuadra kampione e realizoi para tifozëve të vet kundër Gjilanit (2:0).

Ai shënoi golin e dytë për portokallezinjtë, në minutën e 88-të, duke e vulosur fatin e këtij takimi.

Korenica u shpreh i lumtur që skuadra e tij u rikthye në ‘folenë’ e vet me fitore, teksa u shpreh i nderuar me çmimin ‘Ylli i Javës’.

“Jam shumë i lumtur për këtë çmim, por edhe për golin dhe fitoren e shënuar dje. Shpresoj që gjatë këtij kampionati unë ose bashkëlojtarët e mi të ritkhehemi sa më shpesh këtu për ta marrë çmimin e më të mirit të javës. FC Ballkani  është në rrugën e duhur për ta mbrojtur titullin e kampionit dhe do të luftojmë ndeshje pas ndeshjes që të shënojmë sa më shumë fitore dhe të dalim triumfues të Albi Mall Superligës”, ka theksuar Korenica për faqen zyrtare të FFK-së./Demokracia.com/

Të ngjashme