Diaspora
Mërgimtarja nga Zvicra dhuron 35 mijë franga për një familje me nevojë në Kosovë
Demokracia
14:02 | 20 Prill 2021

Share:

Mërgimtarët vazhdojnë të japin kontributin e tyre në mënyra të ndryshme në Kosovë

Diaspora është shtylla e Kosovës. Mërgimtarët kanë ndihmuar në forma të ndryshme dhe në sektorë të ndryshëm.

Por, gjithashtu kanë dhënë ndihma direkt në Kosovë për familjet që kanë nevojë.

Kështu kanë vepruar edhe një mërgimtare nga Zvicra për Shoqatën “Ndihmat e Ballkanit”.

Këtë e ka bëtë të ditur Halil Kastrati.

“Një mërgimtare me banim në Zvicër ka telefonuar dhe ka bërë të ditur se dhuron 35 mijë franga për ndonjë familje që ka nevojë për banim. Ajo e ka humbur djalin në moshë të re dhe ka dhënë këto të holla për djalin e saj, duke dashur që të jetë anonim. ‘Këto të holla po i dërgoj për shpirtin e djalit tim të vdekur”, ka thënë ajo, bëri të ditur Kastrati.

 

Të ngjashme