Lajme
Mërgimtari rrah gruan me të hyrë në Kosovë dhe ia merr dokumentet
Demokracia
09:13 | 25 Gusht 2022

Share:

Një grua është sulmuar nga burri i saj menjëherë pasi kanë hyrë në Kosovë.

Ata kishin ardhur nga Gjermania në Kosovë, por iu ndodhi një mosmarrëveshje.

Ngjarja ka ndodhur 7 gusht në ora 13:37 në Merdare, ka raportuar Policia në raportin e 25 gushtit.

E pos dhunës fizike të ushtruar ndaj gruas, burri ia ka marrë asaj edhe dokumentet personale.

“Me datë 24.08.2022 viktima femër kosovar ka raportuar se pas disa mosmarrëveshjeve që kishte pasur me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar, derisa ishin në Gjermani, pasi kanë hyrë në Kosovë, i njëjti duke ushtruar dhunë fizike i ka marr dokumentet personale të viktimës. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Të ngjashme
Lajme • 31 Maj 2024