Lajme
Mërgimtari nga Zvicra vdes në një aksident në Novëbërdë, Policia jep detaje
Demokracia
08:39 | 13 Maj 2022

Share:

Një mërgimtar nga Zvicra ka vdekur në një aksident dje në fshatin Stanishor të Novëbërdës.

Sipas Policisë, i njëjti derisa ka ka qenë duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe është ndeshur në pjesët anësore të rrugës dhe si pasojë ka pësuar lëndime vdekje-prurës.

“Fsh. Stanishor, Novobërdë 12.05.2022 – 10:57. Viktima mashkull shtetas i Zvicrës, derisa ka qenë duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe është ndeshur në pjesët anësore të rrugës dhe si pasojë ka pësuar lëndime vdekje-prurës. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Të ngjashme