Lajme
Mërgimtari denoncon publikisht naftëtarët kosovar, ngrit dyshime se mashtrojnë në litra
Demokracia
08:40 | 25 Shtator 2022

Share:

Shtrenjtimi i derivateve nuk ka të ndalur në Kosovë. Çmimi i naftës dhe benzinës është duke u rritur për çdo ditë nga 8 deri në 10 centë.

Çmimi maksimal i lejuar për sot dhe nesër i produktit disel është 1.60 euro për litër, i produktit benzinë 1.34 euro për litër dhe gazit 0.75 euro për litër.

Një mërgimtar përmes rrjetit social TikTok ka denoncuar naftëtarët kosovar. Ai ka ngritur dyshime se naftëtarët mashtrojnë në litra.

“Këtu e kam ba këtë foto kur jam kanë në Kosovë, një rezervar me naftë 720 kilometra. Edhe qitash sa e provova prapë këtu në Zvicër, një rezervar 1028 kilometra. Ta keni parasysh“, ka thënë mërgimtari.

@armend.bTa keni parasysh ????♬ Originalton – Armend

Të ngjashme