Lajme
Mërgimtarët futen me veturë në trotuar e hapësirë të gjelbër, i bëjnë gjeste qytetarit që i fotografoi
Demokracia
18:38 | 04 Gusht 2022

Share:

Mërgimtarët këtë verë në Kosovë kanë qenë epiqendër e kritikave për sjelljet kryesisht në trafik, mirëpo edhe në disa situata tjera ku ata kanë qenë të përfshirë. Një e tillë ndodhi edhe sot.

Në një foto të postuar nga “Vrojtuesit e Lagjes”, shihet se si disa mërgimtarë kanë parkuar në trotuar e hapësirë të gjelbër në Prishtinë duke bllokuar tërësisht rrugën.

Për më tepër, ata që ishin brenda veturës bënë edhe gjeste duke ngritur gishtat e duke u qeshur ndaj qytetarit që i fotografoi e denoncoi.

Të ngjashme