Sport
Mërgim Mavraj i jep fund karrierës aktive si futbollist
Demokracia
20:49 | 22 Shtator 2022

Share:

Mërgim Mavraj i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist.

Mbrojtësi shqiptar ka zgjedhur të mos rinovojë me Turkgucu Munich-in dhe var këpucët në gozhdë në moshën 36-vjeçare. Ish-kapiteni i Kombëtares kuqezi përpara pak kohëve u përfol për të firmosur në “Abissnet Superiore”, ku pati bisedime me Partizanin.

Por më pas Mavraj vendosi t’i thoshte “stop” negociatave dhe të merrte një nga vendimet më të vështira për një futbollist. Mërgim Mavraj e ka kaluar karrierën e tij në Gjermani, përpos një eksperience të shkurtër në Greqi, ku ka veshur fanellën e Arisit të Selanikut. Ndërkohë 36-vjeçari ka luajtur me ekipe si Bohumi, Grojther Furthi, Këlni, Hamburgu apo Ingolshtadi.

Të ngjashme