Red Bull Salzburg është kualifikuar në finalen e Kupës së Austrisë në futboll.
Skuadra austriake u kualifikua në finale pas fitores së sontme ndaj Sturm Grazit, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja e zhvilluar në “Merkur-Arena” i takoi RB Salzuburgut me rezultat bindës, 0:4.
Njërin prej golave për mysafirët e shënoi edhe sulmuesi nga Kosova, Mërgim Berisha.
Berisha shënoi në minutën e 72-të të ndeshjes.
Ndryshe, në finale, RB Salzburgu do të përballet me LASK-un. /Demokracia.com