Sport
Mërgim Berisha nuk ka të ndalur, shënon golin e radhës me RB Salzburgun
Demokracia
17:08 | 07 Mars 2021

Share:

Mërgim Berisha është thjesht i pandalshëm në elitën e futbollit austriak.

Futbollisti nga Kosova e ka shënuar golin e radhës me RB Salzburgun në Bundesligën e Austrisë, shkruan Demokracia.com.

Në kuadër të javës së 20-të, Salzburgu mposhti St. Poltenin me rezultat bindës, 4:1.

Berisha e shënoi golin e katërt në minutën e 90-të nga pika e bardhë.

Pas 20 javësh në kampionat, Berisha ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar pesë asistime me Salzburgun. /Demokracia.com

Të ngjashme