Gjiganti turk, Fenerbahce e ka konfirmuar se futbollisti me prejardhje shqiptare, Mërgim Berisha është lënduar.
Berisha ka ndjerë dhimbje të muskulit të këmbës së djathtë dhe ka filluar fazën e shërimit, njofton klubi turk.
Nuk është bërë e ditur se sa do të mungojë Berisha, por është e sigurt se nuk do të mund ta ndihmoi Fenerbahcen ndaj Karagumrukut, të mërkurën prej orës 18:00.
Berisha ishte titullar në derbin kundër Beshiktashit dhe realizoi golin e dytë. Ai luajti deri në minutën e 71-të.
Në 11 ndeshje në kampionatin turk, sulmuesi 23-vjeçar ka shënuar tri gola dhe ka bërë edhe dy asistime. /Demokracia.com/