Lajme
Merdare: Sulmon zyrtarin policor, arrestohet shtetasi serb
Demokracia
12:07 | 23 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Një shtetas serb e ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor në Merdare.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari është arrestuar, përcjell Demokracia.com.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR – Fsh. Merdar, Podujevë 22.04.2022 – 04:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që gjatë kalimit të kufirit, nuk ka respektuar urdhrat e zyrtareve policor dhe më pas ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor”, thuhet në raportin e PK-së.

Më tej thuhet se polici ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas policisë me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme