Lajme
“Mercenarë shqiptarë në Ukrainë”, Ministria e Jashtme në Shqipëri thërret ambasadorin rus
Demokracia
19:21 | 18 Qershor 2022

Share:

Shqipëria mohoi pretendimet e Rusisë, që thotë se nga nisja e luftës në Ukrainë janë 150 mercenarë shqiptarë që kanë shkuar për të luftuar atje.

Ministria e Jashtme mohoi kategorikisht këto pretendime dhe thotë se ka thirrur për sqarime dhe në shenjë proteste Ambasadorin Rus në Tiranë, Mikhail Afanasiev.

Sipas raportit të publikuar nga ushtria ruse, nga Shqipëria dhe Kosova kanë shkuar për të luftuar për Ukrainën në total 306 persona. Nga këta, thotë njoftimi, 103 kanë mbetur të vdekur në luftime dhe 100 të tjera janë larguar.

Rusia thotë se numri më të madh të mercenarëve të huaj e përbëjnë polakët, me rreth 1800 që nga nisja e konfliktit. Moska kundërshton gjithashtu shifrat e publikuara nga Kievi për numrin total të tyre, duke thënë se ai është shumë më i ulët.

Ukraina deklaron se janë rreth 17 mijë luftëtarë të huaj që i janë bashkuar regjimentit ndërkombëtar të krijuar. Por, Rusia thotë se në total janë 6956, ku 1956 janë vrarë dhe 1779 janë larguar.

LEXO EDHE:

Propaganda e Rusisë për shqiptarët e vrarë në Ukrainë, reagon ish-kryeministri Pandeli Majko

Të ngjashme