Sport
Mercedesi prezanton makinën për sezonin e ri, rikthehet ngjyra e titullit të fundit kampion të Hamiltonit
Demokracia
14:37 | 15 Shkurt 2023

Share:

Pas Ferrarit ka ardhur dhe prezantimi i makinës nga ana e Mercedes për sezonin e ri 2023.

“Shigjetat e Argjendta” kanë ardhur me makinën W13, e cila vjen në ngjyrë të zezë, njësoj si ajo e vitit 2020, kur Hamilton fitoi dhe titullin e tij të shtatë dhe të fundit kampion bote në Formula 1.

Gjatë prezantimit të makinës, shefi i skuadrës gjermane, Toto Volf u shpreh: “Viti i kaluar ishte i vështirë për ne, por kemi mësuar shumë. Shpresoj që 2023 të jetë një provë që kemi mësuar si t’i rregullojmë gabimet”.

Këtë vit fansat e Mercedes vijnë me pritshmëri të lartë, të cilët besojnë te Luis Hamilton për t’u shpallur për të tetën herë kampion bote. /Demokracia.com

Të ngjashme