Auto&Tech
Mercedes-Benz do të tërheq 292 mijë automjete në SHBA
Demokracia
19:24 | 13 Maj 2022
Ilustrim

Share:

Njësia amerikane e Mercedez-Benz ka thënë të enjten se po tërheq 292 mijë automjete, ML, GL dhe R-Class nga vitet e modelit 2006 deri në vitin 2012 për shkak të problemeve të frenimit dhe iu bëri thirrje pronarëve që të ndalojnë menjëherë vozitjen e tyre.

Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA) tha se prodhuesi gjerman i automjeteve po lëshonte një lajmërimin për tërheqjen e veturave me thirrjen “mos vozit” për shkak të frenave të gërryera potencialisht që mund të ndikojnë rëndë aftësinë e frenimit, duke rritur rrezikun e një përplasjeje.

Mercedes-Benz SHBA, tha se nuk ka pasur përplasje, lëndime apo vdekje lidhur me këtë çështje, transmeton Telegrafi.

Kompania tha se do të ofrojë tërheqje falas për pronarët e automjeteve të prekura.

Të ngjashme