Lajme
Meraklinjtë e ngjitjes, Gërvalla e Peci, duhet të garojnë sërish për të parin e Guxo-s
Demokracia
13:51 | 17 Tetor 2022

Share:

Donika Gërvalla e Faton Peci ishin krenuar me idenë e tyre se partia Guxo do t’i ketë dy kryetarë.

Partia Guxo, e cila me vetë emërimin e saj tregon shumëçka, nuk kishte guxim që ta zgjidhte vetëm një kryetar të saj dhe si përfundim i zgjodhi dy, shkruan Demokracia.com.

Delegatët e Guxo-s e jetësuan idenë e kryetarëve sui generis, Donika Gërvalla e Faton Peci, të cilët guxuan t’i shkelin rregulloret e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), por procesi tani u ndalë në gjysmë nga vetë KQZ-ja.

Është Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim në KQZ-së, ajo që i ka rekomanduar partisë Guxo që brenda një afati prej 45 ditësh të zhvillojë edhe një Kuvend Zgjedhor për të zgjedhur vetëm një kryetar dhe jo dy siç i ka aktualisht.

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë thënë për Demokracia.com se rekomandimi i kësaj zyre do të diskutohet në njërën prej mbledhjeve të ardhshme të KQZ-së.

“Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim ka monitoruar nga afër kuvendin e parë zgjedhor të partisë politike Guxo. Kjo zyrë ka renditur disa gjetje në raport me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Rregullën Zgjedhore 01/2013 për regjistrimin dhe veprimin e partive politike. Rekomandimi i Zyrës do të shqyrtohet në njërën nga mbledhjet e radhës dhe KQZ-ja do të marrë vendimin meritor”, thuhet në përgjigjen e KQZ-së dhënë për Demokracia.com.

LEXO EDHE: 

KQZ nuk ia njeh partisë GUXO dy kryetarët

Të ngjashme