Lifestyle
Mënyrat natyrale për të parandaluar flokët e thinjura
Demokracia
12:40 | 07 Mars 2021

Share:

Shumë persona vuajnë nga flokët e thinjura në moshë të re.

Lajmi i mirë është se ka disa dieta dhe trajtime që mund t’i përdorni për të ndihmuar në parandalimin ose mbulimin e flokëve të thinjura, si çajërat dhe vitaminat.

Për shkak se shumë produkte të flokëve janë të mbushura me kimikate, njerëzit po zgjedhin mënyrat natyrale për të zgjidhur problemet.

Këto janë disa nga metodat natyrale për të parandaluar flokët e thinjura

Amla (frut indian)

Pirja e një filxhani me këtë lëng frutash në ditë ka shumë përfitime shëndetësore, duke qenë i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë të tjerë. Amla mund të luftojë radikalet e lira që mund të dëmtojnë flokët tanë dhe të çojnë në flokë gri. Ju gjithashtu mund të përdorni vaj amla direkt në flokët tuaj për të forcuar dhe nxitur rritjen e flokëve, si dhe për të pasuruar pigmentin tuaj të flokëve, i cili mund të kontribuojë në mbajtjen e ngjyrës tuaj natyrale të flokëve.

Gjethe këri

Çuditërisht gjethet e kerrit mund të jenë një mënyrë e shkëlqyeshme për të parandaluar thinjat e parakohshme sepse ato kanë antioksidantë dhe hekur në to, si dhe vitamina dhe minerale të tjera të dobishme. Studimet kanë zbuluar se mungesa e hekurit mund të çoj në thinjat e parakohshme, kështu që kjo mund të jetë një mënyrë e shëndetshme për të ngadalësuar procesin e të thinjurit më herët.

Ju mund të përdorni gjethet e kërit si një ekstrakt të përzier me vaj kokosi për flokët tuaj, ose mund të shtypni disa gjethe duke krijuar një pluhur dhe më pas atë pluhur ta shtoni në vaj kokosi.

Shtesat ushqimore

Ndonjëherë flokët e thinjur tentojnë të na tregojnë se trupat tanë kanë nevojë për më shumë lëndë ushqyese dhe se është koha të filllojmë të perdorim shtesa ushqimore (suplemente). Nivele të ulëta të vitaminave B12, B7 (biotinë), B9 (acid folik) dhe D3 janë gjetur tek njerëzit që përjetojnë thinjen e parakohshme, sipas një studimi të kryer në 52 persona. Rritja e këtyre vitaminave mund t’ju ​​ndihmojë t’i mbani flokët tuaj të rinj dhe të shëndetshëm për më gjatë.

Çaji jeshil

Antioksidantët janë të rëndësishëm kur bëhet fjalë për kujdesin e flokëve sepse ju mbrojnë nga radikalet e lira të rrezeve të diellit dhe ndotja. Kjo është arsyeja pse pirja e çajit të gjelbër mund të ndihmojë trupin tuaj të luftojë kundër efekteve të radikaleve të lira sepse është plot me lëndë ushqyese, antioksidantë dhe fitokimikë. Shtimi i ekstrakteve të çajit jeshil në flokët tuaj (në shampo ose vaj flokësh) gjithashtu mund ta ndihmojë atë të mbetet i fortë dhe të vonojë rritjen e thinjave.

Çokollata e zezë

Çokollata e zezë ndihmon shumë në pigmentimin e flokëve për shkak të përmbajtjes që ka. Nëse konsumoni çdo ditë çokollatë të zezë melanina-pigmenti që ngjyros lëkurën, sytë dhe flokët- do të rritet.

Vaji i ëmbël i bajameve

Bajamet janë të mbushura me vitaminë E dhe A, të dy ushqyes të rëndësishëm për të mbajtur flokët tanë të rinj. Masazhimi i rregullt i sasive të vogla të këtij vaji në flokët tuaj të lagur pas një dushi mund të ndihmojë për të mbrojtur procesin e thinjes së flokëve tuaj duke e mbrojtur atë kundër oksidantëve dhe radikalëve të lirë. Kjo do të ndihmojë për të mbajtur flokët tuaj të fortë dhe të mbrojtur nga dëmtimi, duke përfshirë thinjen e parakohshme.

 

Trajtime natyrale për flokët e thinjura

Çaji i zi

Ju mund të përdorni çaj të zi të ftohtë si një shpëlarje pas shamponit ose ta shtoni atë në kondicionerin tuaj. Me kalimin e kohës, çaji i zi mund të errësojë flokët tuaj të thinjura, pa shkaktuar ndonjë dëm. Mund të përsërisni sa herë të dëshironi derisa flokët tuaj të errësohen mjaftueshëm.

E vetmja gjë që ju duhet të bëni është të shtoni 3-5 filtera çaji, ose disa lugë, me gjethe çaji të zi, në 1 filxhan ujë të vluar. Pasi të jetë ftohur, vendoseni në flokët tuaj dhe lëreni për një orë përpara se ta shpëlani me ujë të ftohtë.

Kafe e zezë

Një nga pijet tona të preferuara mund të mbulojë flokët tuaj gri duke i njollosur për t’i bërë më të errëta. Kafeja ka efekt të lyejë flokët tuaj, megjithëse jo përgjithmonë. Është një mundësi e mirë për të errësuar shpejt flokët tuaj një hije ose 2. Thjesht përgatitni një filxhan të fortë kafe të pjekur të errët, shtoni 2 lugë gjelle me kafe dhe një filxhan kondicioner. Pas larjes së flokëve përdorni kondicionerin me kafe në flokë të lagur.

Për të lejuar që ngjyra të vendoset në flokët tuaj, lini kondicionerin me kafe në flokët tuaj për një orë dhe vendoseni një kapelë dushi. Në fund shpëlajini ato derisa të pastrohen tërësisht. Ngjyrosja do të zgjasë deri në dy javë. /Demokracia.com/

 

 

 

Të ngjashme
Lifestyle • 18 Prill 2024
Lifestyle • 17 Prill 2024
Lifestyle • 17 Prill 2024