ShowBiz
Mentor Haziri: Këngëtarët tanë duke kënduar ‘playback’ në skenën e “Sunny Hill”-it me gjithë ato kushte për performancë ‘live’
Demokracia
23:41 | 05 Gusht 2022

Share:

Ditën e djeshme (e enjte) është mbajtur nata e parë e edicionit të radhës të festivalit “Sunny Hill”.

Në këtë mbrëmje performoi artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e shumë artistë të tjerë vendor.

Në mesin e tyre kanë qenë edhe këngëtarë si: Orhidea Latifi – Kida, Elvana Gjata e Yll Limani.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mentor Haziri (@mentorhaziri)

Për performancën e artistëve shqiptarë në “Sunny Hill” ka dhënë një kritikë këngëtari i njohur, Mentor Haziri.

Ky i fundit thekson se këngëtarët po këndojnë playback në skenën e “Sunny Hill”, me gjithë kushtet që kanë për të interpretuar live.

“Të ashtuquajturit këngëtarët tanë mbrëmë e sonte duke kënduar ‘playback’ në skenën e “Sunny Hill”-it me gjithë ato kushte për performancë ‘live’”, tha ai.

Kjo duket ta ketë acaruar Hazirin, i cili shquhet për vokalin e fuqishëm dhe interpretimet live që bën.

Në natën e dytë të “Sunny Hill” do të performojnë edhe yje të mëdhenj si J Balvin dhe Mahmood. /Telegrafi/

Të ngjashme