Sport
“Menduam ta zëvendësonim Bellinghamin” – përzgjedhësi i Anglisë flet për lojtarin kryesor
Demokracia
22:41 | 30 Qershor 2024

Share:

Anglia mundi Sllovakinë pas vazhdimeve në një ndeshje që u kthye në dramë, duke kaluar në çerekfinale të Euro 2024 ku do të luajë kundër Zvicrës.

Sllovakia kaloi në epërsi me golin e Ivan Schranz në minutën e 25-të dhe kryesoi deri në fund.  Por më pas, në minutën e katërt të kohës së shtuar, Jude Bellingham barazoi me një gol me gërshërë dhe në minutën e parë të shtesës, Harry Kane shënoi për një kthesë të madhe.

Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, deklaroi pas ndeshjes për BBC, se kishte menduar ta largonte nga loja Jude Bellingham.

“Jam shumë krenar për lojtarët dhe shpirtin që ata treguan. Të gjithë ata që luajtën na ndihmuan dhe kjo bëri diferencën”.

“Bellingham? Fantastike. Ne menduam nëse duhet ta zëvendësojmë atë, por ju e dini se ai është i aftë për momente të tilla. Kane po ashtu është golashënues i jashtëzakonshëm, ai ishte i jashtëzakonshëm si kapiten dhe na ndihmoi të ruanim stabilitetin”, deklaroi Southgate.

Të ngjashme