Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka mbajtur një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes finale në Ligën e Konferencës ndaj Feyenoordit.
Tekniku portugez ka folur para mediave shqiptare, ku ka bërë të qeshin gjithë gazetarët e pranishëm në sallë, njoftojnë mediat shqiptare.
Mourinho kishte vendosur kufjet e përkthimit dhe zëri i përkthyesit ishte në shqip dhe jo gjuhën angleze, derisa gazetari fliste anglisht.
“Mendova se po flisnit shqip”, tha Mourinho, ndërsa të pranishmit “shpërthyen” në të qeshura./Demokracia.com/
“I thought you were speaking in Albanian!” ?
Jose Mourinho’s brilliant translation mix up ?♂️#UECLfinal pic.twitter.com/UOThL90bq3
— Hayters TV (@HaytersTV) May 24, 2022