Lifestyle
Mendoni se deodoranti aplikohet vetëm në sqetulla? Epo fiksojeni mirë, edhe këto 5 zona të tjera në trup kanë nevojë për të
Demokracia
16:01 | 03 Gusht 2023

Share:

Deodorantët gjithmonë i përdorim vetëm në zonën e sqetullave për të eliminuar djersitjen dhe aromën e pakëndshme. Po a e dinit se janë edhe 5 zona të tjera që në raste të caktuara kanë nevojë për deodorant?

Në këmbë

Mendoni se deodoranti aplikohet vetëm në sqetulla? Epo fiksojeni

Njerëzit që kalojnë gjithë ditën me këmbët në këpucë e dinë luftën e këmbëve të djersitura. Ajo djersë mund të përkthehet në një erë jashtëzakonisht të keqe dhe rrezik të lartë nga mikrobet. Përveç mbajtjes së higjienës së mirë në këmbë, mund të spërkatni edhe pak deodorant mbi to. Do t’i mbajë ato më të freskëta dhe më të thata, duke i mbajtur larg djersës.

Nën gjoks

Mendoni se deodoranti aplikohet vetëm në sqetulla? Epo fiksojeni

Gratë me gjoksin e madh shpesh përballen me problemin e djersitjes në zonën poshtë tyre. Kjo i krijon ndjesi të parehatshme, irritim dhe skuqje të lëkurës etj. Ndaj sipas ekspertëve përdorimi i deodorantit nën gjoks do t’i mbajë më të thatë për një kohë të gjatë.

Në pjesën e brendshme të kofshëve

Mendoni se deodoranti aplikohet vetëm në sqetulla? Epo fiksojeni

Nga djersitja e tepër edhe zona midis kofshëve është një nga ato më delikatet gjatë verës. Kjo djersitje ekstreme mund të shkaktojë kruajtje dhe acarim ndonjëherë të papërballueshme. Dhe një palë xhinse në verë do të ishin vërtetë një sfidë, ndaj pak deodorant në atë pjesë të trupit do të ishte zgjidhje perfekte.

Në thembra

Mendoni se deodoranti aplikohet vetëm në sqetulla? Epo fiksojeni

Ndonjëherë këmbët tona dhe veçanërisht thembrat tona kanë nevojë për pak kohë për t’u mësuar me këpucët e reja. Aty zakonisht krijohen flluska nga fërkimi që na krijojnë dhimbje. Këtu mund të jetë i dobishëm deodoranti. Duke aplikuar një sasi të vogël në thembra, ju mund të minimizoni fërkimin dhe rrjedhimisht dhimbjen dhe flluska.

Në pickimin e mushkonjave

Mendoni se deodoranti aplikohet vetëm në sqetulla? Epo fiksojeni

Instinkti i parë i shumicës së njerëzve është të kruajnë pickimet e mushkonjave. Megjithatë ekspertët e shëndetit thonë se mund të vendosni pak deodorant në zonën e prekur, i cili redukton kruajtjen dhe skuqjen për shkak të përmbajtjes së klorurit të aluminit dhe kështu largoni sa hap e mbyll sytë bezdisjen.

Të ngjashme
Lifestyle • 02 Maj 2024