Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, ka shprehur disa dyshime për dyshen e famshme të shtëpisë, Ard Gashi dhe Mirdon Pacolli.
Dy miqtë dhe bashkëpunëtorë të cilët janë futur si një konkurrent i vetëm, kanë bërë këngëtaren që të futet në dyshime mbi raportin e tyre.
“Po thua që unë kam ndjenja për Ardin a”, e pyeti Mirdoni-Lindën, gjersa ajo u përgjigj me “Jo”, por vazhdoi të linte shumë pikëpyetje.
E njëjta përgjatë bisedës foli sërish për ndjenjat, duke thënë se Ardin e sheh si njeri që ndjen vërtet gjersa Mirdonin si person që i fsheh ndjenjat dhe e kthen gjithçka në lojë.
Megjithatë, këngëtarja tha se do ta analizojë edhe më tepër mendimin e saj, dhe të tregojë se çfarë në të vërtet dyshon ajo.