ShowBiz
“Mendojnë se do dal”, fansat rrethojnë shtëpinë, Luizi dëgjon gjithçka
Demokracia
22:23 | 25 Mars 2023

Share:

Luiz Ejlli është kthyer në një nga banorët më të pëlqyer në Big Brother VIP Albania.

Ai tashmë ka fituar një popullaritet të madh jashtë, gjersa po komentohet për çdo veprim e çdo gjë që po i bëhet brenda.

Pak para spektaklit të natës së sotme (e shtunë), janë dëgjuar disa zëra duke thirrur emrin e artistit shkodran.

Ata kanë brohoritur vazhdimisht për Luizin, ku janë dëgjuar brenda shtëpisë ku edhe po qëndronin banorët.Luizi në një moment tha se këtë po e bëjnë pasi po mendojnë se do të largohet sonte.

@powerfulluiz #luizejlli #luizkiara #kiaratito #bigbrothervipalbania #bigbrotheralbaniavip #meluizin ♬ original sound – 🥰Luiz.Kiara🥰

 

“Luiz kampion”, tha Kristi, i cili hapi derën dhe po lëvizte përreth dhomës duke u dhënë informacione konkurrentëve.

Më pas, në dhomën e ndjenjës është lëshuar muzikë me zë të lartë që të mos dëgjoheshin më protestuesit.

@besarta_uka #meluizin #luizejlli #kiaratito #bigbrothervipalbania ♬ original sound – KURORA_OFFICIAL

Të ngjashme