Sport
Menaxheri shqiptar shtyn mbrojtësin drejt largimit nga Napoli
Demokracia
10:39 | 05 Korrik 2022

Share:

E ardhmja e Kalidou Koulibaly mbetet në rrezik te Napoli, me senegalezin që nuk ka rinovuar kontratën dhe nuk do të kthehet në Itali deri më 14 korrik për të rifilluar stërvitjet.

Agjenti i tij shqiptar Fali Ramadani e shtyn atë drejt një klubi më prestigjioz, ose në çdo rast Napoli duhet t’i garantojë stimuj sportiv dhe përmirësim financiar të kontratës për rinovimin.

Qendërmbrojtësi disa javë më parë kishte folur për Napolin, duke e konsideruar shtëpinë e tij. Prej këtu rifillon bindja e brendshme e De Laurentiis se senegalezi mund të qëndrojë.

Presidenti i Napolit tashmë ka vendosur të shkojë përtej kufirit të pagave prej 3.5 milionë euro për të gjetur një marrëveshje me senegalezin. Në ditët në vijim do të ketë negociata të reja dhe oferta pritet të shkojë mbi 4 milionë euro, plus bonuse.

Më pas mbrojtësi do të vendosë se si do të lëvizë, gjithmonë pa e harruar faktin që axurrët kërkojnë 40 milionë euro për kartonin e tij. Për ta raportuar këtë lajm ka menduar “Gazzetta dello Sport”. /Demokracia.com

Të ngjashme