ShowBiz
Menaxheri i VIP-ave zbulon “anët e errëta” të Mozzik dhe Era Istrefit
Demokracia
15:00 | 19 Nëntor 2022

Share:

Menaxheri i VIP-ave Xhani Demika, së fundmi ka qenë i ftuar në “Glamour Zone” ku ka treguar detaje nga më të ndryshmet.

Ai ka folur për artistët shqiptarë, e mes të tjerash ai ka zbuluar anët e errëta të disa prej tyre.

Xhani evidentoi “cilësitë negative” të Gramoz Aliut ose i njohur si Mozzik dhe Era Istrefit.

Për reperin, menaxheri u shpreh me rezerva duke treguar se vonohet shumë.

“Mozzik kishte një bashkëpunim me një mikun tim. Unë isha ndërmjetësi, që i lidha kontaktin. Mbaj mend që Mozzik e ka lënë atë djalin 8 orë në pritje”- tha Xhani Demika.

Gjatë intervistës Xhani foli edhe për Era Istrefin për të cilën u shpreh me tone më të ashpra. Menaxheri madje nuk u kursye as kur e etiketoi si këngëtaren më mendjemadhe.

Moderatorja: Cila është artistja më mendjemadhe e showbiz-it shqiptar?

Xhani Demika: Era Istrefi. Edhe kur kam rastisur në koncerte, ka qenë shumë e ftohtë, dhe më është dukur mendjemadhësi. Mbaj mend në koncertin e fundit që rastisëm, ajo ka qenë e tërhequr nga të gjithë njerëzit.

Të ngjashme